E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, kritika të ashpra ndaj Brown

Kryeministri britanik, Gordon Brown po kritikohet ashpër nga opinioni publik vendas për politikën e ndjekur në Afganistan. Këto kritika kanë ardhur pas atentatit ndaj 5 ushtarëve britanik, të cilët u vranë nga një polic afgan gjatë një patrullimi rutinë në provincën Helmand, ku është e dislokuar pjesa më e madhe e misionit britanik.
Kritikat ndaj kryeministrit Brown kanë qenë mbi taktikat, armatimet ushtarake si edhe furnizimi me një numër të pamjaftueshëm helikopterësh.
Përsa i përket kritikave të shumta, Paddy Ashdoën, ish-gjeneral i forcave britanike shprehet se Brown nuk duhet detyruar që të ndryshojë linjën e ushtarake britanike të strategjisë në Afganistan.
"Është shumë e rrezikshme që të ndryshosh strategjinë tënde kur je në mes të luftës. Pavarësisht se në Afganistan janë me mijera forca të NATO-s, sërish forcat ushtarake janë në luftë."-u shpreh ish-gjenerali Paddy Ashdoën.
Britania e Madhe është shteti i dytë me kontributin më të madh në Afganistan. Në vendin islamik janë të dislokuar mbi 9 mijë forca ushtarake si edhe trajnuese për ushtrinë afgane. Që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake në Afganistan, 229 ushtarë britanikë kanë mbetur të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›