Britania:Udhëheqësit politikë të ndryshojnë vlerësimin e BE-së

Në një kohë kur Komisioni Europian po përfundon raportin e progresit të Shqipërisë pas takimve me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit ambasadorja Britanisë në Shqipëri, Fiona McIlëham tha se ekziston një mundesi që udhëheqësit politikë shqiptarë të ndryshojne vlerësimin e BE-së.
Gjatë takimeve të sotme me Presidentin Topi dhe Kryetaren e Parlamentit, Topalli, Ambasadorja Britanike, Fiona McIlëham, theksoi nevojën urgjente për të përmirësuar ecurine e Shqipërisë ne lidhje me procesin e BE-së, si dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për reformat e nevojshme, duke përfshirë këtu projekte për Parlamentin dhe sektorin e Drejtësisë.
“Mbretëria e Bashkuar, si miqtë e tjerë ndërkombëtarë, ka qenë shumë e qartë se dëshiron ta shohë Shqipërinë më afër BE-se, dhe ne e kuptojmë se kjo është edhe ajo çfarë duan shqiptarët e thjeshtë. Në javët dhe muajt e ardhshem, ne kemi nevojë urgjente për të parë prova konkrete se edhe politikanët duan të njëjtën gjë” tha ambasadorja e Britanisë.
Sipas saj të fajësosh njëri-tjetrin nuk do të ndryshojë realitetin apo vlerësimin e BE-së për 2011-ën, ndërsa dialogu konstruktiv, ndërpartiak për reformat e BE-së dhe një përparim i menjëhershëm në disa nisma apo ligje për reforma kyçe parlamentare, elektrorale apo për drejtësine, do të rrisnin perspektivën e Shqipërisë në BE.