E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, ofensivë e re drejt Sirtes


Forcat e qeverisë së përkohshme libiane kanë lëshuar një ofensivë të re kundër bastionit të mbështetësve të Gadafit, Sirtes. Artileria dhe goditjet me tank janë duke u përdorur aktualisht, përpara se një sulm në shkallë të gjerë të nisë me synim marrjen e qendrës së qytetit.

Qindra civilë të tjerë janë duke u arratisur nga qyteti për ditë me radhë, ndërsa punonjësit humanitarë frikësohen se mund të ketë me mijëra të tjerë që e kanë të pamundur të largohen. Në jug, më shumë se 1 200 emigrantë afrikanë janë duke u evakuar drejt Çadit.

Forcat e Këshillit të Qeverisë së Përkohshme libiane kanë rrethuar Sirten me shumicën e artilerisë që disponojnë, ndërsa rezistenca vazhdon prej më shumë se tre javësh në vendlindjen e ish-diktatorit. Një drejtues ushatarak u shpreh se pritet që kjo të jetë ofensiva përfundimtare ndaj qytetit, edhe sepse forcat besnike të Gadafit, të izoluar, kanë mbetur praktikisht pa rezerva ushqimore.

Sirte është vendlindja e diktatorit, vendndodhja e të cilit është ende e panjohur. Qyteti tjetër i vetëm në të cilin vazhdon rezistenca është Sabha, në jugun e vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›