Kosovë, gjendet viktima e fundit e tragjedisë së Restelicës
Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë operacionit të sotëm të kërkimit, kanë gjetur edhe viktimën e fundit të fatkeqësisë në Restelicë të Sharrit, që ishte e bllokuar nën borë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se pas këtij aksioni, komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, e shpalli të përfunduar operacionin në Restelicë.
Ndërkohë ditën e djeshme në fshatin Restelicë në Kosovë u varrosën edhe nëntë prsonat, që humbën jetën nga orteku i borës të shtunën në mëngjes. Ata të gjithë ishin pjesëtarë të familjes Reka.
Dita e djeshme ishte Ditë Zie në Kosovë, në nderim të atyre që humbën jetën në tragjedinë e Restelicës.