Britani, masa të dobëta për sigurinë e Mbretëreshës
Londër - Dy gazetarë të tabloidit anglez, "News of the World" kanë arritur të korruptojnë një nga shoferët e "Pallatit Mbretëror", duke u hequr si biznesmenë nga Lindja e Mesme. Shoferi i korruptuar i ka lejuar gazetarët e kamufluar të hipin në disa nga makinat që përdoren nga mbretëresha, madje duke u treguar atyre edhe disa veçori të sistemit të sigurisë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të këtij tabloidi, shoferit i kanë mjaftuar një mijë sterlina që ia ofroi mikesha e tij, një prostitutë nga Evropa Lindore, për të lejuar "biznesmenët" të hipin në makinat e mbretëreshës.
Dy gazetarëve të "maskuar", të cilët arritën edhe të fotografonin targat e makinave, shoferi u ka treguar edhe kodet që përdoren për makinat e mbretëreshës Elisabeta II.
Sipas gazetës, nëse dy reporterët do të kishin qenë terroristë, ata do të kishin pasur të gjithë kohën e mjaftueshme për të vendosur një bombë në një nga makinat e mbretëreshës.