E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marok, 11 të shtypur nga turma në stadium

Rabat - Mbi 11 persona humbën jetën pasi u shtypën nga turma e njerëzve në një stadium të kryeqytetit maroken Rabat. Mijëra spektatorë vërshuan për t’u larguar pas përfundimit të një koncerti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi bëhet i ditur për agjencinë “Reuters” nga burime të policisë dhe zyrtarë lokalë.

Sipas këtyre burimeve, pesë gra, dy adoleshentë dhe katër persona të tjerë të rritur humbën jetën, dhe shumë të tjerë u plagosën në këtë incident. Viktimat ishin në mesin e 70 000 spektatorëve në një koncert të yllit maroken të muzikës Abdelaziz Stati në stadiumin "Hay Nahda" në Rabat.

Koncerti ishte pjesë e festivalit të përvitshëm njëjavor në Rabat, i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›