Krijimi i brezit të Hanah Montanës
"Nëse ka një mesazh që dua të transmetoj, është ai se ëndrrat mund të realizohen. Nuk do ta gjeni kurrë veten, nëse të paktën nuk tentoni të ndiqni ëndrrën tuaj". Këto janë fjalët e asaj që duke kënduar dhe vallëzuar është bërë emblema e historisë së adoleshentëve të çdo vendi, Hanah Montanës. Seritë televizive me të njëjtin emër të transmetuara në "Disney Channel" e shohin si protagonisten që ka pushtuar plot 164 milionë spektatorë nga tetë vjeç e lart. Biografia e saj, "Rruga ime", është shndërruar menjëherë në një bestseller me 30 milionë kopje të shitura. Me tri albume të nxjerra në treg, ka fituar 30 disqe të arta dhe prej platini. Filmi i saj është në të gjithë kinematë e botës. Si ka mundësi? Cila është formula e suksesit që e ka bërë të kalojë edhe "motrat" më të mëdha si Britni Spirs, Lindsej Lohan, apo Avril Lavinj. Me plot gojën mund të themi se Hanah ka bërë të ëndërrojnë bashkëmoshatarët e saj kudo. Tani ajo është bërë figura me të cilën identifikohen. "Hanah është njëra prej tyre. Studion, dashurohet, kërkon rrugën e saj, ndërton identitetin e saj. Ja përse është kaq e thjeshtë të identifikohen me të", shpjegojnë psikologët që po studiojnë këtë fenonem që ka prekur të rinjtë deri në moshën 16 vjeç. Gishtat e lyera me ngjyra të ndezur, rimel të theksuar, rripa në duar, Ipod në vesh, dëshirë për të kënduar dhe kërcyer. Gjithçka brenda normës, pa e tejkaluar kufirin. Hanah u mëson bashkëmoshatarëve të saj se talenti ka më shumë rëndësi se bukuria dhe shpërndan modele shumë pozitive mbi familjen, besimin, dashurinë. Jo rastësisht "Time" e ka përfshirë në 100 personat më me influencë në botë. "Kjo vajzë është ikonë e një brezi për stilin e jetës dhe konsumit: ajo e ‘expo teens‘, ku expo ka kuptimin e fjalëve eksplorim dhe ekspozim", vazhdojnë më tej psikologët. "Janë të rinjtë e sotëm që kanë mundësi të eksplorojnë një botë të madhe, e bërë më e prekshme nga teknologjia dhe në të njëjtën kohë mundësitë për t‘u dukur nga një seri e pafundme platformash të reja". Një brez që nuk bazohet vetëm tek imazhi, një brez që ka si objektiv famën, edhe pse çuditërisht nuk e kërkojnë me ngulm.
Ëndrrat
"Secili prej nesh ka me mijëra ëndrra. E dimë se kush jemi dhe atë se çfarë mund të bëhemi duke ndjekur ëndrrat tona". Këtij brezi të ndërgjegjshëm, se mundësitë janë të shumta dhe se aftësia qëndron në mënyrën e duhur të administrimit të mundësive, Hanah Montana pëlqen t‘u përsërisë se ëndrrat mund të realizohen dhe se karriera ndërtohet ditë pas dite. Ëndrra e saj nisi në Tenese, në moshën 11-vjeçare, ndërsa frekuentonte vitet e para të shkollës. Provimi që bëri për t‘u bërë protagonistja kryesore e një serie të re televizive i ndryshoi jetën. "Ajo pasqyron ëndrrën amerikane. Është një yll roku, një divë që bën një jetë të zakonshme. Sepse brezi që ajo përfaqëson synon të jetë me këmbë në tokë. Kanë mite dhe besojnë te talenti më shumë se te fati", ashtu si tregon rusja Kira Plastinina, një stiliste 15-vjeçare, që tashmë ka hapur me dhjetëra dyqane në të gjithë botën". Jo më kot Hanah në ditarin e saj shkruan: "Kur të rritem dua të bëhem fotografe, dirigjente, mësuese muzike, shkrimtare, kompozitore".
Mitet
"Jo rastësisht ky brez pranon ato modele se kush i mëson ata të bëjnë gjëra", thonë psikologët. Ata preferojnë njerëz që kanë ditur të demonstrojnë kapacitetet e tyre në fushën sportive, familjare dhe sociale. Mitet e tyre janë konkrete, në mënyrë që mund të arrihen lehtë para së gjithash përmes internetit. Por edhe burra e gra që bëjnë gjëra të dukshme, që përpiqen të përmirësojnë jetën e të tjerëve. Vetë Hanah thotë se do i pëlqente të hapte fusha verore për fëmijët e sëmurë, të shkojë me misione paqeje, siç bëjnë të pasurit. Për të, modeli absolut është gjyshi, miku dhe heroi. Pikërisht atij i është kushtuar biografia.
Rikthimi te vlerat
"Këto vajza besojnë te familja, pavarësisht se përreth kanë shumë probleme sentimentale. Prindërit dhe vëllezërit mbeten një pikë referimi. Familja, edhe pse e madhe, mbetet një objektiv", vazhdojnë më tej specialistët. Besojnë edhe në Zot. "Besimi influencon edhe në zgjedhjet e mia", thotë Hanah. "Momentet e vështira janë pjesë e jetës sonë. Nëse i pranojmë dhe i kalojmë do të përjetojmë eksperienca që do të na bëjnë më të mirë". Sepse frika nga dështimi është më e madhe se çdo gjë tjetër për brezin e fiksuar që të tregojë kapacitetet e tij.
Interneti
Në internet të rinjtë informohen vazhdimisht: 19 për qind e adoleshentëve amerikanë kanë një blog, ndërsa 50 për qind e të rinjve nga 13 në 17 vjeç mund të konsiderohen si të çmendur pas botës virtuale. Për sa i përket veshjes, ky brez të rinjsh është krejtësisht i pavarur.
Të lirë të zgjedhin
"Gjysma e veshjeve të mia janë blerë tek ‘Wallmart‘, pjesa tjetër është dhuratë e stilistëve të tillë si ‘Channel‘ dhe ‘Gucci‘", thotë Hanah. Janë të lirë të zgjedhin dhe të krijojnë modën e tyre me aksesorë, atlete dhe parfume të veçanta. "Përreth markave dhe hapësirave të shitjeve vajzat përpiqen të krijojnë identitetin e tyre. Provojnë e përziejnë nga parfumet tek aksesorët dhe mbajnë gjithçka nën kontroll. Me pak fjalë bëjnë eksperimente. Të nxituar në veshje, por të vendosur në objektiva", përfundojnë ekspertët.