Greqi proteste solidariteti me Britanine e Madhe

Protestues grekë nga Asambleja Popullore e Sheshit Sintagma u mblodhën përpara parlamentit grek në Athinë dhe filluan të marshojnë drejt ambasadës britanike në shenjë solidariteti me të rinjtë e përfshirë në trazirat në rrugë.
Sheshi Sintagma ishte skena e përplasjeve të dhunshme me policinë në qershor, kur dhjetëra mijëra demonstruan kundër masave shtrënguese të qeverisë.
Protestuesit demonstruan përkrah të indinjuarve grekë të cilët mblidhen para parlamentit, çdo natë, prej më shumë se një muaji.
Ata besojnë se dhuna që përfshiu Mbretërinë e Bashkuar, gjatë katër ditëve të kësaj jave, është rezultat i drejtpërdrejtë i pabarazive sociale dhe shkurtimeve në buxhet të sjella nga kriza financiare.
Në një pamflet të shpërndarë dhe për kalimtarët e rastit hiqeshin paralele me vdekjen e 15 vjeçarit grek, në dhjetor 2008, që nxiti dhunën më të skajshme për Greqinë në dekada. Një polic u akuzua për vdekjen e të riut grek, Aleksandros Grigoropulos. Demonstratat mbushur me zemërim kundër vrasjes, së bashku me pakënaqësinë e nxituir nga rritja e papunësisë dhe rënies ekonomike, detyruan ish Kryeministrin, Kostas Karamanlis, të japë dorëheqjen.
Demonstruesit u bënë thirrje njerëzve në Britani, Spanjë, Siri dhe Kili për të bashkuar forcat dhe për të protestuar njëzëri kundër qeverive të tyre. Policia bllokoi rrugët në afërsi të ambasadave për të devijuar marshimin e protestës.
Delina Bitraku