Britani, paketë shpëtimi antikrizë

Plani parashikon, injektimin e rreth 90 miliard dollareve dhe kryeministri Gordon Brown e konsideroi ate, nje ristrukturim afatgjate te sistemit bankar.
Njoftimi i tij vjen pas një tjetër dite të vështirë përsa i takon aksioneve të bankave britanike.
Plani i shpëtimit besohet se ka të bëjë me injektimin e miliarda dollarëve në banka në mënyrë që ato të kenë fonde të mjaftueshme për operacionet e përditshme. Shqetesimet vazhdojne dhe ne Shtetet e Bashkuara, ku indeksi Doë Jones ra me 5 perqind gjatë ditës së djeshme.
Më herët Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se humbjet për shkak të huave në SHBA dhe asetet financiare të mbështetura në këto kredi, kanë gjasa të kalojë dy herë shumën e siguruar nga Kongresi si paketë shpëtimi për institucionet financiare.