E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët nisin tërheqjen nga Gjeorgjia

Trupat ruse filluan të tërhiqen nga një zonë pranë rajonit të shkëputur gjeorgjian të Osetisë së Jugut, duke pasuar një luftë pesëditore në muajin gusht.

Një gazetar i agjencisë Reuters pa se rreth 10 kamionë ushtarakë rusë dhe disa automjete të blinduar u larguan nga pika e kalimit Karaleti pranë Osetisë së Jugut.

Autokolonat ushtarake u drejtuan në veri, de fakto në kufirin me Osetinë e Jugut.

Rusisë i duhet deri të premten të tërheqë  trupat e saj nga zona tampon jashtë Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, rajoni tjetër i shkëputur.

Afati përfundimtar i tërheqjes së trupave i 10 tetorit ishte përcaktuar nga një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Franca e cila mban kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, pasi tanket ruse iu kundërpërgjigjën një ofensive gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut nga separatistët proMoskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›