E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, qeveria ka ende popullaritet edhe pas 100 ditësh punë


Qeveria britanike, e cila festoi dhe shënoi ditën e mërkurë 100 ditët në pushtet shënuar nga një sërë reformash vazhdon të ketë popullaritet të lartë. Ky fakt ka rezultuar sipas një sondazhi të publikuar ditën e mërkurë nga një prej gazetave më prestigjoze britanike, e përditshmja ''The Guardian''.
Sipas sondazhit të publikuar në gazetën ''The Guardian'' rreth 46 % britanikëve mendojnë se koalicioni që bashkon teoritë e së djathtës dhe liberal-demokratëve të qendrës së majtë po e qeveris mirë vendin. Rreth 36 % e të intervistuarve mendojnë të kundërtën, se qeveria nuk funksionon ashtu siç duhet dhe nuk ka përmbushur një sërë reformash siç i kishte premtuar në ditët e para të qeverisjes. Ndërsa pjesa tjetër e të anketuarve mendon se është ende shumë herët për të dhënë një mendim të saktë për qeverinë e kryesuar nga kryeministri konservator, James Cameron.
Në po këtë sondazh rreth 44 % e personave të pyetur mbështesin masat ekonomike të marra nga qeveria e konservatorit, David Cameron. Ardhur në pushtet më 11 maj, qeveria ndërmori një sërë masash të pazakonta që prej një gjysmë shekulli për të zgjidhur plotësisht deficitin buxhetor që ka arritur në 187 miliardë euro, sipas përllogaritjeve shkon në 10 % të prodhimit të brendshëm bruto.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›