Francë, fillon sot dëbimi i romëve
Qeveria franceze nis sot deportimin ose dëbimin për në Bullgari dhe në Rumani të 700 romëve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Francë e që janë të vendosur në kampe ilegale.
79 romë, të cilët pranuan të kthehen në shtëpi, do të marrin edhe një vlerë monetare prej 386 dollarësh për person, për të rrriturit dhe 129 dolalrë për të minutrit, përveç udhëtimit. Qeveria franceze planifikon të mbyllë 300 kampe të paligjshme të romëve në tre muajt e ardhshëm. Por ndërkaq grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar masat e qeverisë franceze. Franca informon se romët e parë të deportuar do të udhëtojnë me një avion udhëtarësh , pasi ranë dakort të riatdhesoheshin duke qenë se kampet e tyre të paligjshme u shkatërruan. Ndërkohë janë rritur kritikat ndaj fushatës së debatuar, për të cilën presidenti francez Nicolas Sarkozy thotë se është masë për të luftuar krimin. Sarkozi urdhëroi muajin e kaluar prishjen e 300 kampeve të romëve. Ai i quajti ato burime trafikimi dhe prostitucioni. Ministri i jashtëm i Rumanisë Teodor Baconschi tha se është i shqetësuar mbi rrëzikun se fushata mund të shkaktojë reagime populiste dhe mund të nxisë reagime ksenofobike. Një zëdhënës i Komisionit Europain tha se zyrtarët po i ndjekin nga afër zhvillimet në Francë. Rregullat e BE-së lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, përfshi të drejtën për udhëtim, punë dhe banim në çdo vend brenda bllokut 27 anëtarësh.