Britani, recesioni pritet të përfundojë më shpejt
Londër - Britania e Madhe mund të dalë nga recesioni përpara parashikimeve. Këtë fakt e bën të ditur Konfederata Britanike e Industrisë, megjithëse nuk jep sigurinë për një rimëkëmbje të qëndrueshme. Grupi i biznesit parashikon se ekonomia do të stabilizohet në tremujorin e katërt të këtij viti, ndërkohë që duhet pritur fillimi i vitit të ardhshëm për të ndjerë rritjet.
"Me procesin e stabilizimit të ekonomisë është e mundshme që të dalim nga recesioni deri në fund të këtij viti, pak më përpara se parashikimi në prill. Megjithatë, tronditja masive negative do të kërkojë kohë për t'u rikuperuar'', deklaroi konfederata.
Konfederata i bashkohet atyre që shohin një përmirësim të treguesve ekonomikë, por që kanë frikë se shërimi mund të jetë i ngadalshëm dhe i brishtë. Ministri britanik i Financave, Alistair Darling tha javën e kaluar se rritja e çmimit të naftës dhe një dështim nga vendet e tjera evropiane për të pastruar bankat e tyre do të thotë se ka ende re në horizont.
Banka e Anglisë ka ndjekur të njëjtën politikë duke sugjeruar të mos nxitohet me ngritjen e normave të interesit.
"Ne kemi ende rrugë për të bërë dhe ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është me të vërtetë jashtë rrezikut, dhe ne e shohim zhvillimin të qëndrueshëm," tha Ian McCafferty, shefi i këshilltarëve ekonomikë në konfederatë.
"Për konsumatorët, disa nga frikërat më të këqija të fillimit të vitit mund të mos jetë realizuar tani, por ato ende do të vazhdojnë të ndeshen me sfida të vështira, si kursimet dhe të ardhurat e ulëta", shtoi ai.