Iran, kundërshtohen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve
Teheran - Përgënjeshtrohen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të 12 qershorit në Iran. Zëdhënësi i Këshillit të Mbrojtjes së Kushtetutës, Abbas Ali Kedhudai, deklaroi se kanë marrë kërkesat në lidhje me ankesat e rezultateve të kandidatëve Mir Husein Musevi dhe Muhsin Rizai.
Kedhudai u shpreh se kërkesat do të merren parasysh dhe pas verifikimeve të nevojshme kandidatëve do t’u kthehet përgjigje, përgjigje e cila do të bëhet publike edhe për opinionin.
Kedhudai pohoi se ende nuk kanë marrë në dorëzim nga Ministria e Brendshme ndonjë rezultat definitiv në lidhje me zgjedhjet, duke shtuar se rezultatet përfundimtare dhe zyrtare do të bëhen publike brenda 10 ditësh.
Lajmet në lidhje me ankesat për rezultatin e zgjedhjeve të kandidatit tjetër Mehdi Kerrubi nuk janë përforcuar nga institucionet zyrtare.
Në ditën e tretë të protestave masive janë sulmuar disa banka dhe mjete transporti, ndërkohë që rritet tensioni ndërmjet militantëve të Ahmedinexhatit dhe Musavit.
/start/zaman/