BE apel Iranit: Jo dhunës ndaj protestuesve!
Luksemburg - Bashkimi Evropian i bën apel Iranit të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve në demonstratën që është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme. Mijëra iranianë pritet të protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, i cili rishpalli fitues presidentin Ahmedinexhad.
"Kam respekt për të gjithë qytetarët iranianë që kanë treguar pakënaqësinë e tyre, si edhe kanë demonstruar paqësisht. Shpresoj se forcat e sigurisë do të përmbahen nga përdorimi i dhunës", deklaroi komisionerja për Çështjet e Jashtme të Bashkimit Evropian, Benita Ferrero-Waldner.