Iran, anulohet protesta e përkrahësve të Musavit
Teheran - Protesta e parashikuar për sot pasdite nga mbështetësit e Mirhosein Musavi në Iran, është shtyrë për më vonë. Lajmi bëhet i ditur nga një faqe interneti e kandidatit liberal për president. Shkak i shtyrjes së manifestimit është vendimi i Ministrisë së Brendshme iraniane, e cila nuk dha leje për të.
"Ministria e Brendshme ka nxjerrë një deklaratë ku thotë se nuk ka dhënë leje për këtë manifestim dhe se një organizim i tillë do të konsiderohet i paligjshëm", deklaroi radioja shtetërore.
"Ministria e Brendshme ka nxjerrë një deklaratë ku thotë se nuk ka dhënë leje për këtë manifestim dhe se një organizim i tillë do të konsiderohet i paligjshëm", deklaroi radioja shtetërore.