E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet në Japoni nxjerrin fituese opozitën

Tokio - Sondazhet e para për zgjedhjet në Japoni nxjerrin fitues opozitarët e Partisë Demokratike përballë kryeministrit në pushtet Taro Aso. Kjo pasi Aso po përballet me kritika të ashpra për shkak të mungesës së udhëheqjes së tij, pas dorëheqjes së ministrit të Punëve të Jashtme, një aleat i ngushtë me të.

Kunio Hatoyama ishte ministri i tretë që dha dorëheqjen që nga koha kur 68-vjeçari Aso mori detyrën shtatorin e kaluar. Kandidati i Partisë Demokratike Toshihito Kumagai, mposhti rivalin në pushtet Kojiro Hayashi, i cili u mbështet nga Partia Liberale Demokrate (PLD), për t'u bërë kryetar i bashkisë së qytetit Chibas pranë Tokios.

Kjo ishte fitorja e dytë e zgjedhjeve lokale për demokratët që nga koha kur ata zëvendësuan kreun e tyre muajin e kaluar. Sondazhet e opinionit publik tregojnë një avantazh të demokratëve ndaj PLD në kohën kur zgjedhjet e përgjithshme parashikohen të mbahet në tetor dhe shumë presin që të mbahen në gusht.

Një sondazh nga 12-14 qershor transmetuar në NTV tregon se mbështetja për qeverinë e Asos ra me më shumë se nëntë pikë nga muaji i mëparshëm. Anketa tregon se 38,9 për qind planifikojnë të votojnë për demokratët në zgjedhjet e përgjithshme kundrejt 26,3 për qind për PLD.

Një fitore e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme do të ishte fundi i një sundimi prej më shumë se pesë dekadash të sundimit pothuajse të pandërprerë të PLD konservatore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›