E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 1.9 milionë evropianë humbin vendet e punës

Rreth 1.9 milionë shtetas evropiane kanë humbur vendet e punës vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, ku vihet re një rritje e papunësisë, sidomos në vendet që aplikojnë monedhën e përbashkët euro. Sipas Eurostat-it, 1.2 milionë vende pune janë shkurtuar vetëm në këto vende.

Punësimi, i shprehur në përqindje, vërehet se ka pësuar rënie në nivelin e 0.8 %. Ndër vendet që aplikojnë monedhën e përbashkët më të prekura rezultojnë Spanja me -6.4 %, Franca -0.7 % dhe Gjermania 0.1 %.

Në raportin e Eurostat vihet re rënie e thellë e punësimit në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si dhe ndikimi që ka pasur kriza ekonomike globale në punësim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›