E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX mirëpret debatet për sundimin e ligjit

Pas kritikave të bëra gjatë një konference për media nga Lëvizja FOL ndaj misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, ky i fundit ka reaguar duke thënë se ky mision mirëpret debatet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në këto çështje, por ka mjaft punë në Kosovë.
“Megjithatë, EULEX-i dëshiron të thekson se e merr shumë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që nga themelimi i misionit, gjyqtarët e EULEX-it kanë marrë rreth 160 vendime, duke përfshirë 13 vendime për raste të korrupsionit dhe 4 vendime për raste të krimit të organizuar”, thuhet në komunikatë.
 

Më tej thuhet se prokurorët e EULEX-it po hetojnë 91 raste të korrupsionit dhe 55 raste të krimit të organizuar. “Për më tepër, së bashku me institucionet e Kosovës, është themeluar Task Forca Kundër Korrupsion me qëllim të hetimit të rasteve të profilit të lartë. Duhet të merret parasysh që për të hetuar rastet në mënyrë të duhur nevojitet kohë”, theksohet në deklaraten e EULEX-it.
Më tej shtohet se “EULEX-i, si mision i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, raporton rregullisht tek institucionet si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për punën në Kosovë, dhe gëzon mbështetje të plotë nga BE-ja”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›