E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, përplaset mjeti, vdes shoferi

Aksident rrugor / Foto arkiv

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pranë liqenit të Vrioit, ku një automjet tip Benz Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin ndarës.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›