Britani vleresohet Policia e Kosoves

Në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik që jeton në Hollivud, Vinnie Jones, temë e raportimit ishte Policia e Kosovës.
Kjo polici shfaqet në program e fortë dhe profesionale, por vendi portretizohet me shumë krim të organizuar, trafik droge e prostitucioni.
Ky emision i njohur televiziv britanik, për herë të parë trajton sigurinë në shtetin më të ri të Europës. Përmes operacioneve policore shikuesit britanikë kanë parë se në shtetin më të ri në Evropë ka një forcë policore të fortë që bën përpjekje serioze për vendosjen e rendit dhe ligjit e vendosur për të luftuar me suksese të dukshme krimin e organizuar.
Ky program vë në fokus policitë e vendeve të ndryshme të botës, puna e të cilëve, për shkak të rrethanave të caktuara të secilit shtet, cilësohet si shumë e vështirë dhe e rrezikshme.
Sipas programit Kosova duke qënë në rrugën e trafikut të drogës nga Afganistani për në Evropë vlerësohet se 40 për qind e heroinës në shkallë botërore kalon përmes Kosovës.
Kosova theksohet në programin televiziv është një nga vendet më të vështira për punë policore, edhe pse trajnohet nga policia britanike dhe e disa shteteve të tjera.
Duke folur për operacione konkrete të luftës kundër drogës,vlerësohet se pesë tonë drogë kalon përmes Kosovës cdo muaj.
Një nga drejtuesit e Policisë në Kosovë, Haxhi Krasniqi flet për egzistencën e krimit të organizuar në Kosovë.
E krijuar në 99, policia e Kosovës është më e reja forcë policore në botë, por ndodhet përballë problemeve që do të ishin të vështira edhe per policitë më me përvojë në botë.
Policët kosovarë ka gjasa të vriten 50 herë më shumë sesa policiët britanikë, thuhet në këtë emision televiziv.
Edhe pse në këtë program vlerësohet Policia e Kosovës, Kosova prezantohet si një shtet ku krimi i organizuar dhe kontrabanda mbesin një mision i papërfunduar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, KFOR përplasje me serbët
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.Ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës, madje ata kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën. Shkupi kundër ndarjes së Kosovës
Ideja serbe për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës është komentuar në Maqedoni nga politikanët dhe analistët shqiptarë. Kosova i thotë “jo” Preshevës
Qeveria e Kosovës nuk e mbështet idenë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shpalljen e pavarësisë së asaj pjese nga Serbia. Numri dy i ekzkutivit kosovar Hajredin Kuci, duke iu referuar kësaj cështje tha se qeveria e Kosovës nuk premton gjëra të cilat nuk mund t’i mbrojë. Kroacia mbështet Kosovën
Kroacia mbështet Kosovën, tërësinë territoriale dhe rrugëtimin e saj për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Tahiri: Serbia ngadalëson bisedimet
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shprehur pakënaqësinë e saj për progresin e ngadaltë të bisedimeve.
Lajmet kryesore
Vizat, Brukseli ngre zërin!
Votohet për ndryshimin e rregullores së azilkërkuesve
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Mitrovicë, KFOR përplasje me serbët
Korcë, bllokohen 37 kg marijuanë
BERZH, kredi 3 milionë euro për dy HEC-e