Festivali Nderkombetar te Teatrove jo ne teatrin Skampa
Në Elbasan, edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, nuk mund të zhvillohet në teatrin “Skampa”.
Godina e teatrit nuk ka përfunduar së ndërtuari për shkak të djegies që pësoi në muajin gusht, por organizatorët janë të vendosur që ky event, me përmasa ndërkombëtare, të vazhdojë të zhvillohet në Elbasan.
Drejtori Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, Adonis Filipi, u shpreh se sivjet ky festival do te zhvillohet ne kushte jo normale, ndërkohë që sivjet festivali është konceptuar si një vizion përtej kufijve.
Për këtë arsye, ai do të shtrihet në disa mjedise atraktive të Elbasanit, si në Kala, tek Hamami i Elbasanit, Universiteti i Elbasanit.
Persë i përket pjesëmarrjes së trupave në këtë festival për këtë vit priten të ngjiten në skenë pesë trupa të huaja dhe 8 trupa shqiptare.
Ndër trupat e huaja, përmenden ajo e teatrit alternativ të Leçes, trupa nga Sardenja, Polonia, Maqedonia, ndërsa nga Shqipëria vlen të përmenden ato nga Tirana, Shkodra dhe qytete të tjera.
Bashkia e qytetit është shprehur për zhvillimin e këtij teatri në pranverë, megjithatë, organizatorët janë të vendosur ta zhvillojnë sivjet këtë edicion, i cili nis në datën 6 dhjetor e përfundon në datën 10.