Mitrovice KFOR perplasje me serbet

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.Ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës, madje ata kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën.
Radio Europa e Lirë raporton edhe për të shtëna me armë zjarri.Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorën aksionin, ishin portugezët dhe hungarezët.
ndërkohë ende nuk ka një komentim zyrtar për ngjarjen nga NATO.
Dy jaëv më parë serbët kanë bllokuar kalimin e mjeteve transportuese të kontigjentit amerikan të KFOR-it, në komunën veriore, në Zveçan.
Kontigjenti i i KFOR-it ishte nisur për në vendkalimin kufitar 1 në Jarinjë të Leposavicit, por është ndaluar.Sipas përfaqësuesve serbë, moslejimi i kalimit të tyre në urën që është në dalje të Zveçanit, ka ndodhur për shkak se KFOR-i nuk është marrë vesh me liderët e vetëqeverisjes lokale në veriun e Kosovës.
KFOR-i duket se është më shumë për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut, edhe pse kërcenon për forma të tjera. Shumë takime janë zhvilluar me kryetarët e komunave paralele.
Në terren situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Pothuajse çdo ditë serbët tubohen në protesta.
“Për sa u përket barrikadave nuk kemi një përparim në këtë aspekt, nuk kemi një njoftim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Ndërsa gjatë ditës kemi pasur një tubim” , tha pak ditë më parë zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Britani, vlerësohet Policia e Kosovës
Në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik që jeton në Hollivud, Vinnie Jones, temë e raportimit ishte Policia e Kosovës. Shkupi kundër ndarjes së Kosovës
Ideja serbe për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës është komentuar në Maqedoni nga politikanët dhe analistët shqiptarë. Kosova i thotë “jo” Preshevës
Qeveria e Kosovës nuk e mbështet idenë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shpalljen e pavarësisë së asaj pjese nga Serbia. Numri dy i ekzkutivit kosovar Hajredin Kuci, duke iu referuar kësaj cështje tha se qeveria e Kosovës nuk premton gjëra të cilat nuk mund t’i mbrojë. Kroacia mbështet Kosovën
Kroacia mbështet Kosovën, tërësinë territoriale dhe rrugëtimin e saj për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Tahiri: Serbia ngadalëson bisedimet
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shprehur pakënaqësinë e saj për progresin e ngadaltë të bisedimeve.
Lajmet kryesore
Vizat, Brukseli ngre zërin!
Votohet për ndryshimin e rregullores së azilkërkuesve
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Korcë, bllokohen 37 kg marijuanë
BERZH, kredi 3 milionë euro për dy HEC-e