E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trafiku njerezor, Shqiperia jo me njolle e zeze"

Ne kushtet e sofistikimit dhe trafikimit te qenieve njerezore qeveria eshte duke gjetur menyra se si ti jape mbeshtetje politikave kunder ketyre fenomeneve. Edhe pse e bindur se fenomeni eshte ende evident, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ne tryezen me teme "Shqiperia pa trafik" garantoi se shumica parlamentare, te pakten ia ka hequr Shqiperise kete njolle te zeze. "Sot nuk jemi ne situaten e viteve te meparshme, qofte edhe per te pergatitur nje material informues apo edhe per ta bere fenomenin me publik, do te duheshe te hallakateshe per te gjetur shifra, te cilat asnjehere nuk ishin shifra zyrtare dhe te sakta. Kjo per nje arsye fare te thjeshte, sepse fenomeni i shfrytezimit dhe i trafikimit te grave dhe vajzave, jo vetem qe ishte pagoditur por dhe larg vemendjes se autoriteteve", ka qene deklarata e Ministres se Integrimit, Majlinda Bregu. Per te cilen, tanime Shqiperia, ne baze te vezhgimeve, monitorimeve dhe vleresimeve te organizatave nderkombetare "eshte shkeputur nga problematika e nje vendi, ne te cilin trafiku i qenieve njerezore eshte ende prezent dhe si vend origjine dhe situata eshte permiresuar dukshem" u shpreh Bregu. Edhe drejtori i pergjithshem i policise se shtetit, Ahmet Prenci tha se fenomene te tilla kerkojne nje pergatitje me te larte profesionale per uniformat blu, gje qe eshte duke u bere. "Jo vetem lufta ndaj ketij fenomeni por edhe parandalimi eshte nder misionet dhe prioritetet e punes se policise se shtetit", theksoi Prenci. Por askush nga te pranishmit nuk preferoi te jape shifra aktuale te trafikimit te qenieve njerezore, nje nga plaget ende te pambyllura per qindra familje shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›