KE: Vizat me BE, Shqiperia duhet te jete perfituese
Rozeta Rapushi
Rriten shpresat qe Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina, te mund t'i shtohen se shpejti listes se vendeve te tjera te Ballkanit, te cilat u propozuan per liberalizim te vizave. Eurodeputetja Tanja Fajon, ka perpiluar nje draft te posacem ku thekson faktin se nuk eshte dakord, qe keto dy vende, pra Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina, te mbeten jashte propozimit per liberalizimin e vizave. Sipas saj, keto dy vende duhet t'i bashkengjiten propozimit te Komisionit Evropian, per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ne draftin e pergatitur nga eurodeputetja sllovene, Fajon, argumentohet se vendimi politik per heqjen e vizave per vende si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duhet te shoqerohet me nje deklarate, e cila te nxise Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen te arrijne vendet fqinje. Ne kete draft kerkohet edhe perfshirja e Kosoves ne procesin e heqjes se vizave. "Mendoj se eshte shume e rendesishme qe t'u dergohet nje mesazh i forte dhe qytetareve te Shqiperise e Bosnje Hercegovines. Une nuk jam dakord qe komisioni i la keto dy vende jashte propozimit", shprehet ne draft Fajon. Sipas saj, si Shqiperia ashtu edhe Bosnja, kane bere progres te rendesishem, ndaj qytetaret e ketyre vendeve duhet te inkurajohen dhe te marrin nje mesazh te forte per te ecur para me procesin e liberalizimit te vizave. Sipas procedures, do te jete Komiteti per lirite civile, drejtesi dhe ceshtjet e brendshme ne Parlamentin Evropian, qe do te shqyrtoje raportin mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor. Ky komitet, do te shqyrtoje dhe me pas do te votoje kete raport. Votimi eshte parashikuar te behet ne seancen plenare te 24 nentorit te ketij viti, per t'i kaluar me pas Keshillit te Bashkimit Evropian ne dhjetor te po ketij viti. Heqja e regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian, do te mundesohej nese si Shqiperia ashtu edhe Bosnje Hercegovina, do te mund te plotesonin kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Nderkohe qe sugjerohet edhe nje amendament i posacem qe edhe Kosova te jete pjese e vendeve qe do te mund te perfitojne liberalizim te vizave me Bashkimin Evropian. Prej kohesh Shqiperia po inkurajohet si dhe ka marre mbeshtetjen e vendeve te BE-se, per te arritur sa me shpejt standardet per liberalizimin e vizave. Nje mbeshtetje e cila ka ardhur ne progresion rritje, sidomos pas vleresimit te zgjedhjeve, si nje progres i dukshem.