E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania-Berishës: Në dialogun politik duhen të gjitha palët

Në mesazhin e kryeministrit Britanik, përcjellë kryeministrit Berisha në takimin e sotëm nga Amb.Britanike Mcllwham i bëhet thirrje kreut të qeevrisë të kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive në dialogun politik. 

TIRANE- Qeveria Britanike i kerkon kryeministri Berisha dhe qeverisë që ai drejton të kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive politike në dialogun politik me qëllim përmbushjen e reformave. Mesazhi i kryeministrit Britanik, Gordon Braun i është përcjellë kryeministrit Berisha në takimin e sotëm nga Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham.
Në këtë takim, diplomatja britanike ka uruar qeverinë e re ndërsa ka ritheksuar mbështjetjen e Mbretërisë së Bashkuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe programin e reformave që do sigurojnë të ardhmen evropiane.
Në mesazhin e urimit për Kryeministrin Sali Berisha, Kryeministri Gordon Brown nënvizon se “Ky është një moment jetik për Shqipërinë, si shteti më i ri antar i NATO-s dhe kërkues për statusin e vendit kanditat në BE. Do jetë me rëndësi që qeveria juaj e re të demonstrojë menjëherë angazhimin për programin gjithë-përfshirës të Shqipërisë dhe shpresoj se qeveria juaj do kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive politike në dialogun politik dhe veprimet për stimulimin e reformave.”
Kryeministri Gordon Brown thekson gjithashtu se “Reforma e gjyqësorit dhe progresi i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit janë tanimë përparësi urgjente nëse Shqipëria kërkon të përmbushë standartet evropiane. Shpresoj të kemi progres real në të dy fushat.” përfundon mesazhi i kreut të qeverisë britanike.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›