Ekstradohet nga Greqia i dënuari për prostitucion
Është ekstraduar ditën e djeshme një 34 vjecar nga Elbasani, i cili është dënuar për shfrytëzim prostitucioni në vitin 2005, nga gjykata e Elbasanit. Ilir Leshi kishte strehuar dhe më pas shfrytëzuar për prostitucion një grua shqiptare.
TIRANË- Një 34 vjeçar nga Elbasani, i dënuar për "shfrytëzim prostitucioni" nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar dje nga Greqia. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, "Ilir Lleshi ishte dënuar në prill të vitit 2005 nga gjykata e rrethit të Elbasanit me 7 vjet heqje lirie dhe me gjobë të konsiderueshme të hollash". Lleshi, akuzohet se ka strehuar në banesën e tij në Telemadhi, (Greqi) dy shtetase shqiptare, duke detyruar më pas njërën prej tyre, me pretekstin e nevojave për të ardhura financiare, që të punojë si prostitute. Me ndërhyrjen e policisë greke, sqaruan burimet e Policisë, shtetësja shqiptare i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)