Britania: Jo model irlandez për Kosovën
Prishtinë -Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përgënjeshtruar shkrimet e gazetës "Dnevnik" të Novi Sadit, sipas të cilës Britania ka propozuar modelin e Irlandës veriore për Kosovën si zgjidhje të problemeve ndëretnike. Ambasada e Britanisë vë në pah se Londra zyrtare nuk i pranon idetë e referuara në këtë çështje dhe se Britania e përkrah perspektivën evropiane për Kosovën, Serbinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. qik