E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia po i shet armë Iranit

Uashington, 23 Dhjetor, 10:02, NOA - Një zyrtarë i ushtrisë amerikane i ka thënë në kushte anonimiteti agjencisë “AP” se, Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Rusia po i shet Iranit raketa me rreze të gjata veprimi.

Nëse kjo është e vërtetë, sipas tij, do të paraqiste rrezik për trupat amerikane në Irak dhe Afganistan. Agjencia e eksportit të armëve në Rusi ka konfirmuar se është duke e ndihmuar Iranin me armë.

Departamenti amerikan i shtetit tha se pret sqarime nga Rusia.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›