Tadiç me serbët, të martën vendoset heqja e barrikadave

Në orën 18:20 të pasdites së djeshme, presidenti i Serisë Boris Tadiç është takuar me përfaqësuesit serbë në komunën e Veriut. Takimi është zhvilluar në zyrën e presidentit, ku kanë qenë të pranishëm kryetarët e të ashtuquajturave komuna serbe të veriut të Kosovës, Krstimirom Pantic, Dragisa Milovic, Slavisa Ristic dhe Branko.
Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësuesit e qeverisë serbe, Borislav Stefanoviç dhe Goran Bogdanoviç.
Përfaqësuesit e serbëve lokalë pritet të marrin edhe mendimin e Tadiçit për marrëveshjen e fundit 10 pikëshe të arritur mes KFOR-it, qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë serbe.
Ndërkaq, ditën e martë ata do të marrin vendimin, për heqjen e barrikadave në veri.
Edhe pse situata paraqitet e qetë, barrikadat vazhdojnë, përderisa nuk ka një vendim tjetër nga ana e përfaqësuesve të komunave paralale.