INSTAT: Problemet me censusin, raste të izoluara
Instituti Shqiptar i Statistikave ka deklaruar sot se procesi i censusit po ecën sipas dinamikës së parashikuar nga ky institucion ndërsa ka theksuar se problemet që janë hasur janë raste të izoluara dhe për zgjidhjen e tyre janë marrë masat e nevojshme.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja për Ceensusin theksoi se raportimet nga terreni flasin për rezultate positive ndërsa shtoi se deri në mesditën e sotme janë kryer anketime në 21% të banesave të Shqipërisë.
“ Ky proces po ecën mirë dhe jemi optimistë. Gjatë procesit mund të dalin edhe probleme por ato kanë qenë raste të izoluara dhe kemi marrë masat për një proces të drejtë. Sensusi është matje statistikore që nuk ka të bëjë me regjistrin civil, pronat e banesat. Ato numërohen në gjithë territorin e Shqipërisë dhe do përdoren vetëm për qëllime statistikore”, u shpreh zëdhënësja e INSTAT.
Sipas saj do të jenë qytetarët e Shqipërisë që do të përfitojnë nga ky proces dhe meritojnë një falënderim për raportimin e parregullsive dhe përgjigjet e dhëna.