E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Vazhdon beteja per buxhetin ne shtetin Uiskonsin

Guvernatori i shtetit Uiskonsin republikani Skot Walker nuk ka pranuar te negocioje nje projekt-ligj qe do te eliminonte mundesine e punonjesve te sektorit publik per te negociuar te drejtat e tyre permes sindikatave. Projekt-buxheti i guvernatorit parashikon gjithashtu rritje te perfitimeve shendetesore dhe te shumave qe punonjesit qeveritare ne Uiskonsin depozitojne ne fondet e pensioneve. Dhjetera mijera vete vazhdojne te dynden drejt kryeqytetit te shtetit Medison per te protestuar. Zgjidhja qe do ti jape Uiskonsini situates mund te sherbeje si model edhe per shtete te tjera me te njejtat probleme.

Shiu i ngrire dhe akulli nuk i pengoi mijera protestuesit qe po mblidheshin rreth selise se organit legjislativ ne Medison nderkohe qe beteja per balancimin e buxhetit ne Uiskonsin ka hyre ne javen e dyte.

Mesues shkollash punonjes qeveritare biles edhe police dhe zjarrfikes bashkuan zerat para selise se organit legjislativ shteteror ne kundershtim te masave te guvernatorit Skot Walker per tu hequr punonjesve qeveritare mundesine per te negociuar si grup te drejtat e tyre.

Kjo eshte kuota zero per vendin. Jemi ne nje pike kritike dhe ajo qe do te ndodhe ketu do te pasqyrohet kudo tjeter.

Mahlon Mitchell eshte president i shoqates Zjarrefikesit Profesioniste te Uiskonsinit. Ai pohon se zjarrefikesit se bashku me policet dhe punonjes te tjere te sigurise publike perjashtohen nga masat shtrenguese ne projekt-buxhetin e propozuar nga guvernatori. Por organizata e tij eshte kunder ndryshimeve ne te drejten qe punonjesit qeveritare te krijojne sindikata

Nese miratohet propozimi u jep mundesi guvernatoreve te tjere te luftojne sindikatat.

Uiskonsini po perdoret si nje program pilot thote pedagogu i shkencave politike ne Universitetin e Uiskonsinit Denis Dresang. Ai thote se rezultantja e betejes per buxhetin ne Uiskonsin mund te ndikoje ne te gjithe Shtetet e Bashkuara vecanerisht ne shtete qe kane deficite kolosale buxhetore.

Do te kete ndikimin me te madh ne ato shtete qe kane guvernatore republikane dhe ku republikanet kontrollojne edhe dhomat e legjislatures shteterore. Per shembull shteti Ohajo i cili duket i prirur ne kete drejtim apo Indiana dhe nje numer shtetesh te tjera.

Guvernatori i Nju Xhersit republikani Kris Kristi thote se e mbeshtet zotin Walker. Ai vete eshte ne prag te nje ballafaqimi me sindikatat kur te paraqese projekt-buxhetin.

Denis Dresang thote se guvernatori Kristi dhe te tjere mund te marrin zemer ne perjekjet per te kufizuar sindikatat nga ato qe ndodhin ne Uiskonsin.

Nese guvernatori i Uiskonsinit ka sukses do te marrin zemer edhe shtete te tjera. Por nese deshton ne Uiskonsin shtetet e tjera mund te tregohen me te rezervuara dhe mund te mos zgjedhin alternativat me ekstreme ne kufizimin e te drejtave te punonjesve per organizim ne sindikata.

Por numri ne rritje i njerezve qe kane shfaqur vendosmerine per te duruar motin e acarte ne Medison ne menyre qe te shprehin kundershtimin e tyre po ndikon edhe ne shtete te tjera mendon zjarrfikesi Mitchell

Sapo mesuam se guvernatori i Miciganit nuk ka ne plan te hape lufte me sindikatat pas asaj qe ka pare ne Uiskonsin.

Por duket se vete Guvernatori Walker nuk ka hequr dore nga beteja me sindikatat ne perpjekje per te balancuar buxhetin. Uiskonsi ka nje deficit prej 3.6 miliarde dollaresh per 2 vjetet e ardhshme.

Projekt-buxheti qe kemi propozuar eshte faktikisht angazhimi yne per te ardhmen. Nese deshtojme ne kete angazhim do te duhet te ballafaqohemi me pasojat jo vetem mbi ne por edhe tek femijet tane dhe femijet e tyre ne te ardhmen.

Nderkohe qe Guvernatori Walker nuk terhiqet nga qendrimi i tij ligjvenesit demokrate nuk kane pranuar te shkojne ne sesionet legjislative per ta hedhur ne vote propozimin.

Ligjvenesit kane nevoje per kuorum qe te miratojne projekt-buxhetin gje qe kerkon te pakten pranine e nje demokrati gjate votimit ne legjislaturen e kontrolluar nga republikanet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›