"Këngëtarët" shqiptarë, që ngelen vetëm të këtillë
Të jesh në ditët e sotme i famshëm është një tendencë, e cila është shumë në modë. E të gjithë, qoftë dhe ata persona që nuk dijnë të bëjnë asgjë, gjejnë që në një formë ose në një tjetër të bëhen patjetr publik. Por këtë herë do të fokusoheshim tek këngëtarët tanë shqiptar, të cilët duket se nuk kanë kuptuar ende sensin e famës së tyre dhe të një biznesi që për shumë fansa, po reflektohet në një lloj negativiteti . E themi këtë sepse tregu i këngës është kthyer në një biznes goxha fitimprurës dhe producentët e muzikës, ose më saktë ata që sot njihen si kompozitorë, do të ishte më mirë ti quanim këngëshitës. E pse do të thonit juve? Mjafton të sjellësh në vëmendje, që për një kohë relativisht të shkrurtër të sheshimit të tranzicionit shqiptar, këngëtarëve të para viteve 90 ju shtuan me mijra dhe mijra këngëtarë të tjerë, që në qoftë se do të bësh një listë që pas viteve 90, do të ishin jashtëzakonisht të shumtë. Vallë me kaq artistë dhe me zë dhe karaktere muzikore të jenë shqiptarët. Ky pra ka qënë dhe thelbi i çështjes, i cili ngre një shqetësim jot ë vogël, që natyrisht duhet parë. Sepse të gjithë nëse dalin në ekrane dhe janë të sukseshëm, jashtë kufijve nuk kanë vend dhe lënë shumë për të dëshiruar. Nuk bëhet fjalë për daljet në skenat bullgare, ruse apo zviceriane, sepse dihet tregu i atjeshëm, por kush nga këngëtarët shqiptarë ka kapërcyer kufijtë për të qënë në MTV apo pjesë e nominimeve të mëdha europiane, apo ndërkombëtare dhe mbarëbotërore. Klipet e shtrenjta dhe promovimi i tyre mbetet vetëm Brenda kufijve shqiptar, duke mos tenduar që kënga e vërtetë shqiptare dhe kultura e vërtetë e muzikës së vërtetë shqiptare, most ë ngelet vetëm në duart e elitave për ta çuar atë në mënyra të ndryshme vetëm në festivalin Europian. Artistë bëhuni më professional dhe tentoni të fusni këngën shqiptare aty ku bota kërkon.