E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania dhe Franca i raportojnë Aldo Bumçit për Sirinë!

bumciMinistria e Jashtme ka bërë me dije se ambasadori i Britanisë në Tiranë, Nicholas Cannon dhe përfaqësuesi i Francës, Didier Guilbert, kanë raportuar tek Aldo Bumçi për situatën në Siri.

Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Cannon dhe të ngarkuarin me Punë të Francës, Didier Guilbert, me kërkesën e  tyre.

Diplomatët britanikë dhe francezë ilustruan me fakte dhe argumente përdorimin e armëve kimike në Siri, duke bërë përgjegjës regjimin sirian. Bashkëbiseduesit theksuan se përdorimi i armëve kimike kundër popullsisë civile përbën një krim kundër njerëzimit dhe si i tillë kërkon ndërhyrjen energjike dhe të menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar për ti ndëshkuar autorët e tyre, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, ministri Bumçi theksoi se Shqipëria i ka ndjekur dhe vazhdon ti ndjekë me shqetësim zhvillimet dramatike në Siri dhe ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për ti dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›