E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania do të kontrollojë shpenzimet e deputetëve

Londër - Britania e Madhe do të ngrejë një komision të pavarur për të kontrolluar shpenzimet e deputetëve gjatë katër viteve të fundit. Këtë e konfirmon kryeministri Gordon Braun, menjëherë pas skandaleve të publikuara në mediat britanike për shpenzime të fryra të politikanëve.

Kreu i ekzekutivit britanik theksoi se duhet të merren masa ekstreme në mënyrë që të rifitohet besimi i publikut.

"Ky është një vlerësim radikal, por i domosdoshëm. Ne duam të shohim se ku ka pasur probleme reale, dhe të merremi me to", deklaroi Braun. Ai shtoi gjithashtu se nevojitet një kontroll i pavarur.

Lideri i opozitës, David Kameron, shkoi më tej, duke deklaruar anëtarët e Partisë Konservatore do të rikthejnë një pjesë të madhe nga paratë publike, dhe ata që nuk e bëjnë këtë do të dëbohen nga partia.

Një pjesë e mirë e parave të deputetëve janë shpenzuar për shërbime të tilla, si restaurimi i apartamenteve, mirëmbajtja e pishinave dhe rregullimi i pronave në fshat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›