Sejdiu: Serbia nuk mund të ecë përpara duke mohuar realitetin
Prishtinë-Republika e Kosovës synon ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu, duke shprehur besimin se edhe Serbia do të bindet se nuk mund të shkohet përpara duke e mohuar realitetin. "Kemi marrëdhënieve shumë të mira me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, të cilat edhe e kanë njohur Republikën e Kosovës. Besojmë që me kohë edhe fqinji ynë tjetër, Serbia, do të bindet se nuk mund të shkohet përpara duke mohuar realitetin", theksoi presidenti Sejdiu duke ripërsëritur idenë e krijimit të një mini-Shengeni ballkanik për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendeve të rajonit.
"Kjo ide me kohë po gjen mbështetjen edhe te fqinjët dhe nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët tanë do të lëvizin nga njëri shtet në tjetrin pa pasaporta", tha presidenti i Kosovës gjatë një ceremonie përkujtimore në Prishtinë në 11-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt. Sejdiu tha se edhe "projekte të tjera drejt integrimeve janë gjithashtu në procesin e zhvillimit", duke e veçuar autostradën drejt Durrësit dhe Portin e Shëngjinit të vënë në dispozicion të Kosovës nga Qeveria e Shqipërisë.
"Rruga Durrës-Prishtinë, një ide e hedhur shumë më herët nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe e përkrahur dhe e zhvilluar nga institucionet e Shqipërisë, lirisht mund të them, një ëndërr gjithëshqiptare, po bëhet realitet. Po shkurtohen udhët e gjata dhe orët e tëra të udhëtimeve, ndërsa me Portin e Shëngjinit, që Qeveria e Shqipërisë e ka vënë në dispozicion të Kosovës, zhvillimi i gjithëmbarshëm i shtetit tonë do të njohë të tjera nivele", tha presidenti Sejdiu.
Presidenti i Republikës ka dekoruar Ilir Konushevcin me Urdhrin "Hero i Kosovës", ndërsa Hazir Malajn me Medaljen e Artë "Luftëtari i Lirisë, Adem Jashari".