E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi H1N1 mund të jetë një gabim njerëzor

Romë - Virusi i gripit të derrave (H1N1) mund të ketë lindur për shkak të ndonjë gabimi njerëzor në laboratorë. Këtë e konstaton kërkuesi australian, Adrian Gibs, i cili është një nga krijuesit e antiviralit oseltamivir. Ai i ka dërguar një artikull Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës amerikane për Kontrollin Sëmundjeve mbi konstatimin e tij.

Ndërkohë, OBSH-ja është duke punuar mbi këtë hipotezë me ekspertët ndërkombëtarë për sëmundjet infektive tek njerëzit dhe kafshët. Artikulli i shkencëtarit australian i është paraqitur edhe ekspertëve ndërkombëtarë të Organizatës së OKB-së për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO), si dhe Organizatës Ndërkombëtare për Shëndetin e Kafshëve (OIE).

Sipas Gibs, karakteristikat gjenetike të virusit H1N1 janë të atilla që sugjerojnë se ai mund të jetë rezultat i një gabimi njerëzor gjatë analizave dhe kërkimeve në laboratorë, që krijojnë viruse me qëllim zbulimin e vaksinave kundër tyre.

Në vitin 1977, një virus gripi i tipit H1N1 ishte prodhuar gabimisht si pasojë e gabimeve që u bënë në një laborator rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›