E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nelson: Biden pret nga Beogradi të mos minojë pavarësinë e Kosovës

Uashington-Gjatë vizitë në Serbi nënpresidenti amerikan Xho Bajden nga liderët e Beogradit do të dëshironte të dëgjojë se nuk do të minojnë pavarësinë e Kosovës, duke mos nxitur separatizmin apo shkëputjen në pjesët në të cilat jeton minoritet serb, thotë Daniel Nelson, ekspert për Ballkanin dhe drejtot i firmës konsulente "Konceptet globale të komunikimit". Ndërkaq në Prishtinë Bajden para së gjithash do të theksojë mbështetjen amerikane ndaj pavarësisë së Kosovës, thotë Nelson për "Zërin e Amerikës" (serbisht).

"Kjo pothuajse është fakt i kryer. Sa më shpejt që të gjiithë në Beograd këtë ta kuptojnë do të jetë më mirë për Serbinë dhe për rajonin në tërësi. Mendoj që Bajden do t'ua përcjellë liderëve të Kosovës se SHBA-të mbështesin pavarësinë e Kosovës, dhe se posaçërisht pret nga kryeministri Hashim Thaçi që të kalojë nga fjalët në vepra sa i përket evropianizimit të Kosovës. Bajden do të dëshironte të bisedojë edhe me Presidentin Fatmir Sejdiu. Ai nga të dy liderët Kosovës posaçërisht do të kërkojë që të garantojnë siguri dhe të drejta të njeriut për pakicën serbe dhe që të mbrojnë monumentet kulturore dhe fetare të serbëve në Kosovë", tha eksperti për Ballkanin Daniel Nelson.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›