Brazil, banorët rikthehen në shtëpitë e tyre
Brasilia - Personat e evokuar në verilindje të Brazilit u kthyen në shtëpitë e tyre pas përmbytjeve, të cilat shkaktuan 39 të vdekur. Banorët e zonave të përmbytura kanë përfituar nga ndihmat e shpërndara me anë të helikopterëve, anijeve dhe trageteve.
Ndërkohë, niveli i ujit vazhdon ende të jetë i lartë në disa lumenj, dhe tani është përhapur paniku i përhapjes së sëmundjeve. Këto përmbytje ishin nga më të mëdhatë dekadat e fundit në Brazil. Presidenti Da Silva deklaroi se ato erdhën si pasojë e ndryshimeve klimaterike.