Hoti: Nuk ka marrëveshje LDK-PDK

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe pjesëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar arritjet e një marrëveshjeje mes LDK-se dhe PDK-së për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Informatat e plasuara në disa medie se LDK dhe PDK kanë arritur marrëveshje për zgjedhje vitin e ardhshëm janë spekulime për të mbushur hapësirën e tyre. Është jashtë çdo etike profesionale të këtyre medieve të nxirren informata të tilla nga 'burimet e mirinformuara'. Unë ftoj këto medie që të nxjerrin në pah 'burimet' e tyre ose të ndalojnë me këto praktika të përpjekjeve të tyre për të krijuar opinion nga hiçgjë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Indeksonline./