E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti francez e deklaron të përfunduar krizën në eurozonë

Presidenti francez, François Hollande ka deklaruar fundin e krizës së borxheve në eurozonë, e cila ka trazuar rajonin katër vjetët e shkuar. “Ajo çfarë duhet të kuptoni këtu në Japoni është se kriza në Evropë ka përfunduar”, ka deklaruar Hollande para biznesmenëve japonezë gjatë vizitës së tij në Lindje të Largët. Por një pjesë e madhe e Evropës ende vuan nga shkalla e lartë e papunësisë dhe recesionit. Gjatë muajit prill, madje kishte shqetësime lidhur me të ardhmen e euros gjatë konfuzionit të krijuar nga ndihma për Qipron. Por presidenti i Francës ka thënë se kriza e borxheve në fakt ka shërbyer për përkrahje në Evropë. “Besoj se kriza, larg nga dobësimi i eurozonës, ka ndihmuar në formimin e saj. Tashti i kemi të gjitha instrumentet e stabilitetit dhe solidaritetit” , ka deklaruar Hollande.

Nga ana tjetër, papunësia në Francë ka arritur në nivele rekorde përgjatë 15 vjetëve të fundit. Kohët e fundit, Komisioni
Evropian dhe FMN-ja kanë kërkuar reforma ekonomike në Francë, ndryshe mund të mbetet prapa disa shteteve evropiane.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›