E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe deklaron 2 raste të reja me H1N1

Londër - Britania e Madhe konfirmon dy raste të reja me virusin e gripit të derrave, duke e çuar në 34 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila jep alarmin për përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Njëri prej të prekurve është nxënës në një prej pesë shkollave të mbyllura ditët e fundit nga frika e virusit. Ministri Jakobson deklaron se nuk ka akoma prova për kalimin e virusit H1N1 nga njeriu tek njeriu. Por, ai deklaron se pritet një rritje e rasteve të të infektuarve, dhe për këtë situata do të rëndohet me ritme të shpejta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›