LSI marrëveshje me romët
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit për koalicion në zgjedhjet e 28 Qershorit, me partinë “Toleranca e Re e Shqipërisë”, që përfaqëson dhe mbron të drejtat e komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri. Marrëveshja e nënshkruar nga lideri i LSI z.Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë “Toleranca e Re e Shqipërisë”, z.Avdi Keçi synon respektimin e këtyre komuniteteve në vendin tonë.
Në fjalën e tij pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Meta u shpreh se me këtë marrëveshje i jepet mundësia për herë të parë këtyre komuniteteve që të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
“Mendoj se është një hap i rëndësishëm në politikën shqiptare pasi një Shqipëri evropiane nuk mundet të jetë vërtetë e arrirë pa realizuar integrimin e pakicave në vendin tonë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Një Shqipëri evropiane nuk mund të ngrihet duke u bazuar mbi përjashtimin, i cili për fat të keq është tepër prezent sot. Padyshim që strategjitë e bëra deri tani për integrimin e këtyre komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të mëdha sociale, që nga strehimi, arsimimi dhe punësimi, kanë mbetur në letër”-theksoi Meta.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Toleranca e Re, z.Behar Sadiku tha se vetëm LSI ka në programin e saj mbështetje sociale dhe integruese të komuniteteve me ngjyrë.