Britania e Madhe, luftë me “Cyber Jihad”
LONDER - Autoritetet angleze presin një rritje të “cyber” terrorizmit, atë që al-Qaeda quan “Cyber Jihad”, pas vdekjes së Osama bin Laden.
Pas publikimit të raportit mbi “cyber” terrorizmin nga “British Home Office”, autoritetet angleze rrisin masat e sigurisë dhe kontrollit informatikë.
Pas vdekjes së Osama bin Laden, al-Qaeda kërcënoi për një rritje të sulmeve individuale dhe atyre informatike. Në përgjigje qeveritë po përgatisin masa sigurie me të larta në mbrojtje të suporteve të tyre informatike.
Një nga sulmet e afërta të raportuara ka qenë një virus i përhapur në disa kompani: Proctor & Gamble, AIG, Google dhe NASA. Virusi u shpërnda me anë të një email-i që kur hapej dëmtonte hard diskun me anë të një programi malinjë.
Autoritetet britanike do të bashkëpunojnë me shtetet e tjera në këtë luftë, sidomos me SHBA.
(a.h/BalkanWeb)