Cfarë është “Silica gel”?
Konfeksionet e vogla me mbishkrimin “Silica gel”, xhel silici, hyrën në jetën tonë disa vite më parë, të përdoruara në produkte të ndryshme.
Për të mbrojtur produktet e tyre prodhuesit i fusin tashmë ngado: Kuti këpucësh, canta, artikuj lëkure, xhaketa, prodhime elektronike dhe në shumë produkte të tjera.
Prania e tyre ulë në mënyrë të konsiderueshme formimin e lagështisë, e cila mund të dëmtoi produktet gjatë transportit.
Xheli i silicit është një polimer i dioksidit të silicit dhe shfrytëzohet për aftësitë e mëdha për dehidratim. Gjeli përfitohet nga acidifikimi i një solucioni Silici dhe Natriumi, procesi kimik, pas tharjes, formon kokrra të vogla të bardha, pothuajse transparente.
Produkti është i padëmshëm për shëndetin. Substanca nuk tretet nga stomaku dhe del jashtë pa ndryshuar formën. Disa prodhues kanë realizuar versione të aromatizuar me shije limoni për tu përdorur në dieta, duke qenë se nuk tretet, mbush stomakun dhe jep ndjesinë e ngopjes.
(a.h/BalkanWeb)