E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me pak mish per te shpetuar 45 mije jete cdo vit

Studimi me i fundit britanik tregon se duhet reduktuar konsumi i mishit ne 2 ose tri here ne jave per te ulur numrin e vdekjeve nga kanceri dhe semundjet kardiake

Te hash shume mish tashme konsiderohet si rrezik jo vetem per te pasur nje jete te shendetshme por edhe per ambientin. Keshtu thone ne studimin e tyre te fundit ekspertet britanike te Friends of the Earth FoE qe mbeshtesin se nese do te kufizohet konsumi i mishit ne 2 ose tri here ne jave mund te shpetohen rreth 45 mije jete njerezish cdo vit. Ndjekja e nje diete ushqimore me pak mish do te evitonte vdekjen e parakohshme te 31000 personave per shkak te semundjeve kardiake 9000 nga kanceri dhe 5000 nga iktusi. Keto llogaritje mbi zakonet e reja ushqimore te britanikeve jane bere nga nje ekspert i shendetit publik doktor Mike Rayner. Studimi ashtu sic raporton Guardian eshte publikuar ne FoE report dhe ka nje rendesi vertet te madhe. Per sa u perket pikepamjeve ambientale kujtojne ekspertet e FoE reduktimi ne menyre drastike i konsumit te mishit do te conte ne kursimin e 1.2 miliarde sterlinave do te zbuste ndryshimet klimaterike dhe shpyllezimin ne Ameriken e Jugut ku pyjet priten per te kultivuar kullota per ushqimin e lopeve qe eksportohen ne Europe. Sipas eksperteve nuk eshte e nevojshme te mos hash asnje grame mish por te kufizosh konsumin e tij ku maksimumi nuk duhet te jete me shume se 210 grame ne jave. Ne vecanti duhen evituar mishrat e perpunuar si sallamet dhe derivatet e tij qe konsiderohen nga ekspertet akoma me te rrezikshem per shendetin. Ne kete menyre vleresohet se mund te shpetohen 45361 jete njerezish cdo vit nenvizon Rayner dhe koleget e British Heart Foundation ne Universitetin e Oksfordit. Nga llogaritjet e bera gjate studimit shihet se te hash me pak mish domethene maksimumi tri here ne jave do te evitonte 32352 vdekje. Megjithate 2509 njerez ne vit do ta humbin jeten brenda vitit 2050 nese menyrat aktuale te konsumit te mishit do te vazhdojne. Ne situaten aktuale numri i te vdekurve ne vit shkon ne 228000 dhe kjo lidhet me tre kushte kryesore ku ushqimi luan nje rol kyc semundjet kardiake iktusi apo tumoret e lidhura me dieten ushqimore si kanceri i zorres se trashe. Nuk kemi nevoje te behemi vegjetariane per te shpetuar veten dhe planetin por kemi nevoje te reduktojme konsumin e madh te mishit ka deklaruar Craig Bennett drejtor i fushates se nisur nga FoE. Ndersa qeveria ka injoruar aspektin ambiental te konsumit te madh te mishit dhe produkteve te tij nuk mund te injoroje jetet e njerezve qe mund te shpetohen duke kaluar ne nje reduktim dhe konsumim me te mire te mishit perfundon Craig. Ashtu sic ishte parashikuar polemika dhe dyshime ka pasur pa fund sidomos nga kompanite e prodhimit te produkteve te mishit dhe derivateve te tij. Chris Lamb nje nga perfaqesuesit e tyre tregon Eumlshte shume e lehte te thuhet se po te ndryshosh nje element te vetem te dietes mund te kete nje rezultat kaq te madh. Mishi luan nje rol te rendesishem si pjese e dietes se shendetshme dhe te balancuar. Nga ana tjeter Jen Elford i Vegetarian Society mendon se nje organizate si Friends of the Earth duhet ti keshilloje njerezit te kalojne menjehere ne nje diete vegjetariane.

Rreziqet

Studimet kane treguar se eskimezet qe kryesisht jetojne me mish dhe me dhjamera plaken shpejt dhe jetojne mesatarisht 27-28 vjet. Kirgezet nje fis lindor rus shtegtaresh qe jetojne kryesisht me mish maturohen shpejt dhe ne te njejten kohe vdesin heret. Ata rralle e kalojne moshen e te dyzetave. Nga ana tjeter studimet nga antropologet e kulturave jomishngrenese kane dokumentuar shendetin qendrueshmerine dhe jetegjatesine qe gezojne njerez te tille si fisi Hunzas ne Pakistan tribuja Otomi vendasit e Meksikes dhe popujt vendas te jugperendimit amerikan. Nuk eshte e pazakonte per fise te tilla te kene individe te shendetshem dhe aktive qe jetojne 110 vite e me shume. Statistikat boterore te shendetit ne menyre te vazhdueshme tregojne qe kombet te cilat konsumojne me shume mish kane prekshmeri me te madhe nga semundjet e zemres kancerit ndersa grupet e vegjetarianeve ne vende te ndryshme kane shkalle prekjeje me te vogel nga to.

Historia

Fillimet e historise se shkruar tregojne se dieta vegjetariane konsiderohej si dieta me natyrore per njerezimin. Greket e hershem egjiptianet dhe hebrenjte i pershkruanin qeniet njerezore si frutangrenes ndersa prifterinjte e mencur te Egjiptit nuk hanin kurre mish. Shume filozofe te medhenj greke duke perfshire Platonin Sokratin dhe Pitagoren ishin mbrojtes te fuqishem te dietes vegjetariane. Hindute e hershem ne Indi gjithmone e ndalonin ngrenien e mishit ndersa Manu ligjvenesi i pare i tyre shkruante Mishi asnjehere nuk mund te perdoret pa shkaktuar dem te krijesat e gjalla dhe nese njeriu demton qeniet e vetedijshme ai nuk mund te fitoje lumturine qiellore. Pra si rrjedhim largojuni mishit. Libri i shenjte i islamit Kurani ndalon ngrenien e kafsheve te ngordhura gjakut dhe mishit. Keshtu gjate gjithe historise shume njerez kane pershtatur dieten vegjetariane dhe i kane nxitur te tjeret te bejne te njejten gje. Pas shume studimeve dhe kerkimeve te koheve te fundit shkencetaret kane arritur ne perfundimin se paraardhesit tane te hershem ishin vegjetariane te cilet nuk e hanin mishin pervec periudhave kur kishte kriza te skajshme. Kjo ndodhi gjate periudhes se fundit te akullnajave kur dieta e tyre normale e frutave arrave dhe perimeve mungonte dhe qenieve te hershme njerezore u duhej te fillonin te hanin mish kafshesh me qellim qe te mbijetonin. Per fat te keq ky zakon i te ngrenit mish vazhdoi edhe pas kesaj periudhe nga domosdoshmeria si eskimezet dhe fiset qe banonin ne Veriun e larget ose per shkak te zakonit kushtezimit apo mungeses se njohurive te duhura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›