NOBELI DHE FUKARENJT E MI
Muaji tetor per shqiptaret eshte nje muaj i veshtire. Shume data te rendesishme njerezish me rol e njohje brenda dhe jashte vendit jane bashkuar si per inat te kundershtive mes tyre brenda dhjete ditesh. Politikane qe kane sunduar shekullin shqiptar ne periudhen mbreterore ne periudhen totalitare dhe ne periudhen post-diktature shkrimtare qe festojne me vete dhe me te tjere e mbi te gjitha nje feste krejt e pangjashme me festat e tjera zyrtare te Shqiperise dita e lumnimit te Nene Terezes.
Shpresoj se gjuhetaret do te me mirekuptojne per formen gege te perdorimit te kesaj fjale sepse kur degjoj te thuhet bie fjala se po behen kremtime per nderim te lumturimit te Nene Terezes me duket sikur kemi marre persiper ta bejme te lumtur misionaren e humanizmit shqiptar e boteror. Ne fakt ata qe flasin per lumturimin e Nene Terezes nuk e kane fjalen per berjen e saj te lumtur sepse lumturia eshte gjendje qe perjetohet ne te gjalle. Sa i takon lumnimit ky eshte nje nocion tjeter qe ka te beje me nderimin kanonik te njerezve qe kane bere mrekullira per boten nje nderim midis bekimit dhe shenjterimit.
Pikerisht menyra si u festua dita e lumnimit te Nene Terezes u be shkak per te shtruar para vetes pyetjen e thjeshte se si dine shqiptaret te sillen me nderet ne shkalle nderkombetare. Viti 2010 u shpall me te drejte si viti i Nene Terezes dhe shume veprimtari u bene per te prej ekspozitave e botimeve deri te perurimi i Rruges se Paqes. Nena e te gjithe shqiptareve shenjtorja e madhe misionarja e dashurise per njerezimin dhe shume cilesime te tjera krejt te denja e te merituara u thane per te per Nenen qe nenshkruante thjesht me dy iniciale m. ch. - missione di charitas. Por cuditerisht thuajse nuk u permend fare se ajo eshte nobelistja e pare e dale prej popullit shqiptar e nderuar me kete cmim aq te lakmuar dhe aq konkurrent ne vitin 1979 prej Akademise Suedeze te Shkencave e njohur dhe si Akademia e Nobelit.
Ne te vertete 17 tetori eshte nje date po aq e lidhur me festen ne kushtim te Nene Terezes date e dhenies se cmimit Nobel per Paqen kjo ndodhi ne vitin 1979 sa dhe 19 tetori date ne te cilen ne vitin 2003 Selia e Shenjte vendosi te hedhe nje hap perpara ne rrugen e nderimit te saj. Per te thene te verteten procesi laik-shekullar i nderimit eshte nje proces i kryer cmimi Nobel eshte i pakthyeshem kurse procesi tjeter ai i nderimeve kishtare eshte prej shtate vjetesh ne te njejten nyje te vargorit i hapur per rrugen e shenjterimit. Keto dy data ndoshta jo rastesisht prane njera-tjetres sikurse jane po kaq prane dhe misioni i paqes me ate te miresise dhe humanizmit ne mos qofshin misione te pandare vetvetiu mund te sherbenin si nje kujtese per te mos i ndare keto dy ane te personalitetit te Nene Terezes per ti perkujtuar bashkerisht. Per me teper qe ne diten e pranimit te Nobelit Nene Tereza qe shprehur shqip dhe me shkrim me mirenjohje per popullin e vet per ate popull qe ia kishte mbyllur portat
Une gjithmone e kam ne zemer popullin tem shqiptar. Shume luti Zotin qe pagjja e tij te vijn ne zemrat tona ne gjitha familjet tona ne gjith boten. Lutem shum per fukarat e mij - dhe per mua dhe motrat e mija. Une lutem per juve. M. Tereza - Bojaxhiu.
E thene me shkurt Nene Tereza u kujtua te perdorte gjuhen amtare dhe te lutej per fukarenjte e vet popullin shqiptar ne ditet qe priste dorezimin e cmimit Nobel kurse shqiptaret e sotem megjithese kane nje dite feste dhe pushimi ne kushtim te vepres se saj meshiren dhe humanizmin ia permendin por Nobelin harrojne tia kujtojne ne mos per tjeter per te treguar para botes se dhe shqiptaret kane nobeliste sic kane greke serbe bullgare rumune sllovene e kroate fqinjet e afert dhe popuj te larget.
Me sa duket shqiptaret kane nje fare problemi te brendshem me Nobelin. Me shume shqetesohen per cka nuk eshte kryer se per ate qe eshte arritur. Prej vitesh tetori i cmimeve Nobel vjen me njefare ankthi dhe njeheresh harrimi ndaj te tjereve. Harrim ndaj faktit qe bie fjala At Gjergj Fishta eshte shkrimtari i pare shqiptar qe i eshte propozuar Akademise se Nobelit per dhenien e ketij nderimi. Harrim ndaj faktit se eshte dhe nje shqiptar tjeter me fame boterore njeriu qe shpiku medikamentin e rritjes se fuqise mashkullore mjeku Ferid Murati i lindur ne nje fshat afer Tetoves prej prinderish shqiptare ku dhe sot ka shtepine e te pareve fitues i Nobelit ne mjekesi disa vjet me pare.
Si dhe ne ane te tjera te jetes se tyre te shqiptaret duket vertet se ekziston ai qe quhet double standard edhe sa i takon Nobelit. Pa iu larguar emrit te nobelistit Ferid Murati eshte per tu bere pyetja nese ne Universitetin e Tiranes me te drejte shihet me vend te nderohet me graden doctor honnoris causa shkrimtari turk me origjine hebreje Orhan Pamuk a nuk mund te shihej me te njejten dashamiresi edhe nderimi i nobelistit Ferid Murati ne nje prej universiteteve te Shqiperise dhe madje edhe te Kosoves Pyetje e tepert. Mjafton te keshillohet Fjalori Enciklopedik Shqiptar botim i ri per te kuptuar se ndonese Nobeli eshte i njejti nderimi i shqiptareve eshte krejt i ndryshem. Per Ferid Muratin ka vetem disa fjale kalimthi dhe keto fjale te trembura.
Po cilat mund te jene paragjykimet e shqiptareve apo me sakte problemi i tyre me Nobelin qe eshte shprehur ne kete double standard aspak te pranueshem
Nuk ka dyshim se njeri prej tyre eshte i lidhur me hierarkine e fushave. Qe do te thote se ne e duam Nobelin o ne letersi o ska. Nobeli ne shkencat natyrore ne shkencat humane ne misionet e larta te njerezimit mire te jete por dhe ndonje e keqe e madhe nuk eshte po te mos jete. Dhe pastaj kur njeri Nobel cmohet me shume a me pak se tjetri perfundimi eshte krejt i qarte juria e Nobelit manipulohet ben gjeopolitike madje ben dhe politike racore gjuhesore etj.
Paragjykimi i dyte lidhet me sa duket me raportet midis nderimeve kishtare apo fetare ne pergjithesi me nderimet laike dhe shekullare. Shqiptareve u sheh syri te Nene Tereza shenjtoren dhe jo edhe nobelisten. Dhe kjo e ka nje shpjegim per shkak te mungeses se lirise se besimit per nje kohe te gjate. Dhe keshtu krijohet serish standardi i dyfishte lumnimi erreson misionaren e paqes boterore e renditur krahas emrash te tille te medhenj si Shimon Perez Mikhail Gorbacov Jaser Arafat Al Gore dhe te tjere fitues te Nobelit me te njejtin titull paqen boterore.
Paragjykimi i trete lidhet ndoshta me karakterin heterogjen te shqiptareve ne pikepamje te fese apo me sakte me eurocentrizmin e tyre masiv. Me fjale te hapura nje shqiptar nobelist qe vjen prej nje besimi perendimor eshte Nobelist i vertete por nje shqiptar nobelist qe vjen prej nje besimi lindor nuk eshte tamam i tille. Ne fakt Nobeli vete nuk e ben kete dallim.
Paragjykimi i fundme eshte i lidhur me raportet individ-bashkesi. Shqiptaret dolen te tmerruar nga shoqeria e kolektivizimit. Dhe refuzimi i asaj menyre te jetuari ben qe vetedija e tyre te harrojne disa fakte mahnitese njerin prej te cileve e permendi ambasadori amerikan ne Tirane John Withers II. Ne nje interviste te fundme per publikun shqiptar duke evokuar humanizmin e popullit te qytetit te Kukesit ne vitin 1999 kur ne nje mjedis te gatshem per 30 mije banore priti 300 mije te shperngulur nga Kosova pa kerkuar kurrfare asistence nga shteti dhe bota ai tha se ky qytet iu propozua Nobelit per cmimin e humanizmit. Withers shpjegoi me tej se nuk dihet ndonje rast tjeter qe nje qytet i tere te jete propozuar njeheresh per cmimin Nobel vec Kukesit. Por kush e kujton kete propozim kaq dinjitoz per Kukesin Heshtje per te mos shkuar me tej hijes se rende qe leshojne malet e larta te qytetit verilindor dhe karakterit te ashper te banoreve te krahines. Ketu ne Tirane per Nobelin diskutohet dhe perben vlere vetem kur i jepet nje individ. Bashkesia ka vdekur tashme bashke me komunizmin. Nisma e atij viti traumatik per shqiptaret duhet te kete qene dicka thjesht emocionale...