Britania e thyer?

Në kohën që pritet të fillojë shumë shpejt fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, Partia Konservatore e ka sulmuar Partinë Laburiste në pushtet lidhur me mënyrën se si i ka trajtuar çështjet sociale.
Kreu i konservatorëve, David Cameron, ka përdorur termin "Britania e thyer" për të përshkruar një përzierje të problemeve sociale, si krimi, konsumi i alkoolit te moshat e reja dhe familjet e ndara, për të karakterizuar atë që ai e sheh si një sëmundje kombëtare.
A është vërtet "Britania e thyer"? Statistikat sugjerojnë që shumë gjëra janë duke u përmirësuar.
Krimi, për shembull, është duke rënë deri në një farë mënyre.
Vrasjet e fëmijëve kanë rënë në mënyrë të ndjeshme që prej vitit 1970.
Reportazhi vjen nga Bradford nga ku konservatorët thonë se kanë marrë frymëzimin për filozofinë e tyre.
Disa të rinj që janë përjashtuar nga shkolla në këtë qytet, tregojnë se një shkak ka qenë droga, por për shumicën e tyre arsye ka qenë fakti se kanë qenë të pakontrollueshëm.
Danny, për shembull, është përjashtuar se zihej me grushte.
Shitja e drogës dhe krimet e dhunshme nuk janë asnjëherë larg
Danny thotë se kushëriri i tij është qëlluar me armë.
Ai shton se njeh disa banda në Mançester që qëllojnë me armë nëpër vende të ndryshme.
Në pjesë të Britanisë janë vërtet të thyera, siç thonë konservatorët, dhe janë projektet si ai i organizatës Lighthouse në qytetin Bradford, që merren me të.
"Dy motrat e mia kanë një tjetër baba nga unë dhe im vëlla. Unë dhe im vëlla kemi të njëjtin baba", tregon Cloe.
Ajo është një 15 vjeçare që vjen nga një familje e ndarë dhe me probleme.
Një nënë e re me vajzën.
Shtatzënia në mosha të hershme është problem në Britani
"Babai i motrës sime e rrihte mamanë time dhe vëllanë. Ata u martuan, por pastaj u shkurorëzuan. Im atë shkoi në burg, pastaj doli nga burgu", tregon Cole.
E pyetur nëse situata do të kishte qenë ndryshe nëse babai i saj do të kishte qenë me të, ajo thotë po.
"Nuk do të kishte ndodhur nëse babai im do të kishte qenë i pranishëm, por edhe ai merrte drogë", thotë vajza.
Cloe e vogël u rrit në një mjedis dhune, me drogë dhe shumë paqëndrueshmëri.
I ati i saj është në burg, ndërsa e ëma rrihet nga partneri i saj i ri.
Cloe thotë se nëna e saj merr medikamente kundër depresionit.
Bëhet menjëherë e qartë se për problemet e familjes si të kësaj adoleshenteje nuk mund të fajësohet ndonjë qeveri.
Ata kanë mbetur të bllokuar në cikle të përsëritshme dëshpërimi që vazhdojnë prej brezash të tërë.
Cloe tregon se nëna e saj ishte 15 vjeç kur e lindi, pra ishte vetëm 14 vjeç kur mbeti shtatzënë.
Për vajzën është një arritje që e ka arritur moshën 15 vjeç pa mbetur shtatzënë. Nëna e saj është e kënaqur deri tani.
Cloe tregon se si jetojnë prindërit e saj. "Nëna ime nuk ka punuar kurrë. Ajo na ka rritur me ndihma sociale. Për babanë nuk e di. Nuk e di nëse ka punuar, më duket se po," thotë ajo.
Cloe nuk e ka takuar ndonjëherë të atin. Ajo thotë se është e lënduar që kjo nuk ka ndodhur. Nuk ka dyshim që familjet kaotike i kushtojnë shtetit dhe komunitetit shumë para.
Familjet e ndara si kjo është e lehtë për politikanët që t’i kritikojnë, por nga ana tjetër është shumë e vështirë për t'u rregulluar.
"Im atë nuk ishte shumë me fat. Atij i shkoi keq në një farë mënyre," thotë Danny.
Statistikat sugjerojnë se krimet te të rinjtë kanë rënë. Danny duket si një gjigant gjentil, por është gjaknxehtë. Ai u egërsua shumë kur i ati i braktisi.
Partia Konservatore flet për inkurajimin e familjeve prej sistemit të taksave, duke i nxitur çiftet që të qëndrojnë bashkë. Danny thotë se i ati ishte anëtar i një bande kriminale.
"Atij i pëlqente që njerëzit ta mbanin mend. Ai ishte si lider. Ai i priste njerëzit me qelq dhe u linte shenja", tregon ai. "Prej kësaj e kam edhe unë këtë karakter dhe reputacion", thotë Danny.
Slogani "Britania e thyer" është kritikuar në masë. Statistikat sugjerojnë se shumë probleme sociale janë tani më mirë se më parë. Por, në disa komunitete të ndryshme të varfra, krimi, shtatzënitë tek adoleshentet dhe varësia ndaj shërbimeve sociale janë duke shkaktuar paqëndrueshmëri.
Kostoja personale e traumës familjare është shumë e madhe. Cloe tregon se kjo shkon dy breza më poshtë te vetëvrasja e gjyshes së saj, kur e ëma ishte 10 vjeç.
Më pas motra e Cloe kreu vetëvrasje, duke marrë një dozë të tepruar të drogës. Këtë gjë e provoi edhe e ëma më vonë.
Vajza e përfundon rrëfimin duke qarë. Slogani "Britania e Thyer" rezonon me publikun, por problemet nuk përputhen me ciklet elektorale.
Problemet janë akumuluar për vite me radhë. (BBC)