E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rassmusen kërkon bashkëpunimin NATO-Rusi

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rassmusen theksoi se NATO-ja dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë mbi sistemin e mbrojtjes nga raketat, për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme nga Irani apo vende të tjera.

Rassmusen u bëri thirrje vendeve të NATO-s të bien dakord mbi një sistem mbrojtjeje nga raketat deri në takimin e ardhshëm të aleancës në nëntor.

Rusia reagoi pozitivisht kur zoti Rassmusen bëri thirrje për bashkëpunim mbi mbrojtjen nga raketat shtatorin e kaluar, megjithëse ka treguar skepticizëm rreth planeve amerikane për një sistem mbrojtjeje nga raketat në Evropë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sistemi synon të mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nga sulme të mundshme të Iranit dhe se nuk e kërcënon Rusinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›