E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, vendet e Eurozonës, të gatshme për kontributin grek

Kriza Pas një mbledhjeje të gjatë, vendosin që mos ta lënë në mëshirë të fatit Athinën

Të gjitha vendet e Eurozonës kanë rënë dakord që të kontribuojnë në një paketë shpëtimi financiar të mundshëm në ndihmë të Greqisë të përfshirë nga kriza financiare. Ky është thelbi i një marrëveshjeje të arritur nga liderët e Eurozonës në mbledhjen e tyre të orëve të vona në Bruksel. Ende nuk dihen detajet e sakta në lidhje me mënyrën e kushtet e kësaj pakete që do t’i jepet Athinës në rastet më ekstreme të situatës së saj, por sipas shefit të Bankës Europiane, Trishet, situata do të monitorohet hap pas hapi dhe më pas nisur nga ajo do të vendoset për mënyrën e llojit të ndihmës. Ai foli dhe për përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në këtë proces të ndihmës. Ndërsa sipas presidentit europian, Herman Van Roumpy, çdo ndihmë që do t’i jepet Greqisë, do të vijë nga të gjithë partnerët njëherazi dhe jo herë nga njëri dhe herë nga tjetri. Të gjitha kanë qenë të një mendjeje, se marrëveshja e Eurozonës do të ishte e mjaftueshme për ta nxjerrë Greqinë nga telashet e mëdha në lidhje me deficitin shumë të lartë buxhetor. Liderët e BE-së mendojnë se vendet e tjera, të cilat ndodhen në një situatë të vështirë, gjithsesi nuk do ta kapin nivelin e Greqisë për sa i përket thellësisë së krizës.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›